Ndërlidhjet

Bukoshi: Lista Rugova - LDK e vërtetë


Simpatizues të LDK-së (Foto nga arkivi)
Simpatizues të LDK-së (Foto nga arkivi)
Disa nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Ukë Rugovën, Bujar Bukoshin dhe Astrit Haraçinë, kanë marrë vendim për krijimin e një liste alternative të LDK-së, të quajtur "LDK - Ibrahim Rugova”, me të cilën planifikojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka thënë se me krijimin e kësaj liste, nuk do të thotë që po formohet një parti e re.
...po krijojmë alternativë për votuesit e LDK-së që janë dëshpëruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i kësaj partie...


“Me vendimin për krijimin e listës 'LDK – Ibrahim Rugova’ ne nuk e braktisim LDK-në dhe nuk po krijojmë parti të re. Me këtë iniciativë po krijojmë alternativë për votuesit e LDK-së që janë dëshpëruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i kësaj partie që nga marrja e udhëheqjes nga zoti Sejdiu”
, ka thënë Rugova.

Ky vendim, sipas Ukë Rugovës, vjen pas një takimi me kryetarin aktual të LDK-së, Fatmir Sejdiu, nga i cili është kërkuar që ta lëshojë rrugën për reforma dhe ringjallje të LDK-së.

Rugava ka thënë, po ashtu, se Sejdiu, për arsye shumë personale ka refuzuar kategorikisht që të largohet nga udhëheqja e LDK-së

Me këtë konsiderojmë që janë shterur të gjitha mundësitë për të gjetur rrugëdalje nga kriza, në të cilën është sjellë LDK-ja. Që nga fillimi i shtatorit ne kemi identifikuar nisjen e një krize, e cila kulmoi me sjelljen inatçore të kreut të LDK-së, që solli vendin në krizë institucionale”, ka theksuar Rugova.

Nga ana e tij, Bujar Bukoshi ka akuzuar Fatmir Sejdiun se qëllimisht është tërhequr nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, siç ka thënë ai, për të pasur në fokus prishjen e koalicionit, e jo zgjedhjet në LDK.

“Kjo është shumë e qartë - që të zhvendoset vëmendja nga procesi zgjedhor i LDK-së, për t’ju shmangur rregullave demokratike, e cila (LDK) gjithmonë ka qenë e njohur për demokraci brendapërbrenda”
, ka pohuar Bukoshi.
As që bëhet fjalë për një parti të re politike, ose subjekt politik, por është fjala për një iniciativë qytetare...


Sikurse Rugova, edhe Bukoshi ka hedhur poshtë çdo mundësi që nga LDK-ja aktuale të dalë edhe një parti e re.

As që bëhet fjalë për një parti të re politike, ose subjekt politik, por është fjala për një iniciativë qytetare, e cila me ligj mundësohet dhe qëllimi i së cilës është që shpëtohen votat e LDK-së. Nuk ka asgjë polizive në të, prandaj ne takohemi në Kuvend pas prurjeve të reja”.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kjo do të krijojë një asociacion të asaj që u tha, të traumave për përçarje. Por, nuk kemi dhënë pretekst, e as nuk jemi ata që përçajmë
”, ka shpjeguar Bukoshi.

Këto deklarata u bënë në një konferencë për media të mbajtur në rezidencën e presidentit të ndjerë, Rugova, e cila u quajt “rezidenca e LDK-së së vërtetë”, ndërsa selia tjetër e LDK-së u quajt “LDK-ja e Thaçit”.

Megjithatë, Bujar Bukoshi ka vlerësuar se Kuvendi zgjedhor i LDK-së, që do të mbahet, do të jetë, siç është shprehur ai, sa për sy e faqe.

“Do të ketë një Kuvend sa për t’iu shmangur sfidave ligjore dhe do të ketë një Kuvend, i cili do të jetë ‘Thaçi II’ ”,
është shprehur Bukoshi.

Ndërkohë, rreth përmbajtjes së listës dhe anëtarëve të saj, u tha se detajet do të publikohen gjatë ditëve në vijim dhe, sipas tyre, ajo është e hapur.
XS
SM
MD
LG