Ndërlidhjet

Futbolli anglez kryeson për fitime



Kampionati anglez i futbollit ka dalë në vendin e parë sa i përket fitimeve që vijnë nga sponsorët, të cilët vendosen në fanellat e ekipeve. Deri tani vendin e parë e ka mbajtur kampionati gjerman, i njohur si Bundesliga.

Raporti më i fundit tregon se 20 klubet kryesore të futbollit në Angli fitojnë 178 milionë dollarë nga reklamat e sponsorve të vendosura në uniformën sportive. Nbdryshimi në renditje i dedikohet kryesisht marrëveshjes së Mançester Junajtid me kompaninë Aon dhe Liverpulit me bankën Standard Chartered.

Gjermania siguron 118.5 milionë euro nga këto burime. Më pas renditen Italia, Franca e Spanja.
XS
SM
MD
LG