Ndërlidhjet

BE: Miratohet plani për ndryshime të dokumentit të Lisbonës


Në samitin e Bashkimit Evropian, liderët e vendeve anëtare, e miratuan një plan për ta ashpërsuar disiplinën buxhetore në gjithë BE-në.

Liderët e Bashkimit Evropian, në takimin e mbrëmshëm në Bruksel, i kanë qartësuar edhe mënyrat për ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës, vetëm 11 muaj pasi ajo ka hyrë në fuqi.

Raportohet se diplomatët kanë thënë se liderët e konsiderojnë të domosdoshme krijimin e një fondi emergjent të vazhdueshëm për eurozonën, ndërsa Gjermania ka kërkuar që fondi të jetë kusht për ndryshimin e marrëveshjes së BE-së.

Në samit, Britania dhe 10 vende të tjera të BE-së, kërkuan që të refuzohet rritja e propozuar prej 5.9% e buxhetit të BE-së për vitin 2011, duke thënë se çdo rritje mbi 2.9% do të jetë e papranueshme.
XS
SM
MD
LG