Ndërlidhjet

Indonezi: Numri i të vdekurve arriti në 400 vetë


Numri i njerëzve, që e humbën jetën nga cunami dhe vullkani shkatërrues në Indonezi, arriti në më se 400.

Zyrtarët thonë se qindra njerëz ende konsiderohen të zhdukur, pasi vala e cunamit i goditi ishujt e largët Menatwi, pas tërmetit të ditës së hënë, me intensitet 7.5 shkallë, që kishte shkatërruar fshatra.

Në numrin e tërësishëm të të vdekurve janë edhe viktimat e shpërthimit të vullkanit në malin Merapi, që ndodhi të martën. Ky vullkan është afro 1300 kilometra në lindje të zonës së cunamit në ishullin Java.
XS
SM
MD
LG