Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Disa afganë kanë stërvitur me forcat speciale


Shefi i forcës mbrojtëse të Australisë, Angus Houston, ka konfirmuar se disa luftëtarë afganë janë dërguar në mënyrë sekrete në Australi, për stërvitje të përbashkët me forcat speciale të këtij vendi.

Ai theksoi se gjashtë vetë të lidhur me komandantin luftarak, Matiullah Khan, kanë stërvitur javën e kaluar në bazat e Australisë, me qëllim të forcimit të operacioneve ushtarake kundër talibanëve.

Për këtë trajnim së pari kishte raportuar gazeta Sydney Morning Herald.

Angus Houston u tha reporterëve se këta afganë do të “luftojnë së bashku me forcat speciale” të Australisë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG