Ndërlidhjet

Di Paola: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s


Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s, Giampaolo Di Paola, i ka lavdëruar reformat aktuale ushtarake në Gjerogji dhe ka shprehur besimin se ky vend eventualisht do të bëhet anëtar i NATO-s.

Agjencia Interfax raporton se Di Paola, që arriti mbrëmë në Tbilisi për vizitë dyditëshe, u takua me ministrin e mbrojtjes, Bacho Akhalaya.

Zoti Di Paola u tha reporterëve se kapacitetet mbrojtëse të Gjeorgjisë po rriten dhe se ky vend po ndërton lidhje me Aleancën veriatlantike.

Sipas tij, NATO-ja dhe Gjeorgjia duhe ta vazhdojnë punën në reforma në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG