Ndërlidhjet

Jeremiç: Ne jemi gati për bisedime



Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedimet me Kosovën të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian.

"Ne jemi të gatshëm për dialog, dhe sa na përket neve, ai mund të fillojë menjëherë. Zyrtarët e Brukselit, të cilët luajnë rolin ndërmjetësues, gjithashtu janë të gatshëm", i ka thënë Jeremiç gazetës 'Veçernje Novosti'.

Megjithate, Jeremiç ka shtuar se ai e kupton se "ky mund të mos jetë momenti më i mirë për shqiptarët" në Kosovë, të cilët janë në mesin e një krize politike.

Gatishmëri për bisedime ka shprehur edhe presidenti serb Boris Tadiq gjatë një vizite në Kragujevc.

Ai ka thënë se pala serbe është e gatshme për bisedime, por pret që gatishmërinë ta tregojnë edhe shqiptarët e Kosovës, pasi që dialogu ka nevojë për dy palë.
XS
SM
MD
LG