Ndërlidhjet

logo-print

Të shtëna me armë në kufirin korean



Ushtria e Koresë së Jugut ka konfirmuar se trupat e Koresë së Veriut kanë shkrepur dy rafale me armë zjarri përtej kufirit në territorin koreanojugor.

Të shtënat janë shkrepur në drejtim të një postblloku kufitar në Huaeçon, rreth 90 km në verilindje të kryeqytetit Seul.

Ushtria e jugut tha se nuk është e qartë nëse të shtënat janë të qëllimshme apo aksidentale.

Trupat e Koresë Jugore menjëherë janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Korea Veriore dhe Jugore janë teknikisht në gjendje lufte pas konfliktit 1950-53, i cili përfundoi me armëpushim.
XS
SM
MD
LG