Ndërlidhjet

Rusia dhe SHBA bashkë luftojnë drogën në Afganistan



Kreu i shërbimit rus kundër drogës tha se forcat speciale ruse dhe amerikane kanë kryer një bastisje të paparë në laboratoret e drogës në Afganistan, duke shkatërruar heroinë dhe morfinë në vlerë prej 250 milionë dollarë.

Viktor Ivanov citohet të ketë thënë se operacioni i përbashkët ka goditur katër laboratore afër kufirit me Pakistanin.

Ai ka shtuar se përgatitjet e operacionit kanë zgjatur tre muaj, dhe në të janë përfshirë të paktën dy oficerë rusë nga agjencia kundër narkotikëve, të cilët shërbejnë në Kabul.
XS
SM
MD
LG