Ndërlidhjet

Sarkozi: Terroristët nuk do t'a diktojnë politikën e Francës



Presidenti i Francës Nikola Sarkozi deklaroi se vendi i tij nuk do të lejojë që "politikën t'ia diktojnë të tjerët, e sidomos terroristët".

Sarkozi i bëri këto komente pas kërcënimit që autoriteteve franceze ua bëri kreu i rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden.

"Ligji mbi ferexhenë është miratuar. Republika e Francës e bëri zgjedhjen e saj. Ajo nuk do të lejojë që në territorin e saj gratë të mund të mbyllen, madje as me pjesë të pëlhurës", deklaroi Sarkozi pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel.
XS
SM
MD
LG