Ndërlidhjet

Liderët e BE-së dakordohen të forcojnë euron



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian njoftuan sot se kanë rënë dakord që ta mbështesin stabilitetin e euros përmes ashpërsimit të rregullave ndaj qeverive që shpenzojnë së tepërmi.

Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompui, deklaroi se 27 liderët e BE-së kanë rënë dakord për të forcuar euron, transmeton AP.

Zyrtarët thanë se do të themelojnë një rrjet të përbashkët sigurie, për të ruajtur stabilitetin e monedhës së përbashkët evropiane.
XS
SM
MD
LG