Ndërlidhjet

Byhler: Dialogu Prishtinë-Beograd mund t'i zbutë tensionet



Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, Erhard Byhler, tha se dialogu i mundshëm Prishtinë- Beogradit për çështje praktike në fushën e sigurisë, mund t'i kontribuojë zbutjes së tensioneve.

Byhler e cilësoi të qetë situatën e përgjithshme në Kosovë, por tha se në veri të vendit, paqeruajtësit do të kenë një angazhim të veçantë.

Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë, ku foli për ndikimin e procesit të reduktimit të trupave të KFOR-it në teren.
XS
SM
MD
LG