Ndërlidhjet

Alarm për bombë në aeroplanin transportues amerikan



Zyrtarët e zbatimit të ligjit po i hetojnë pakot e dyshuara në aeroplanet transportuese në qytetet lindore amerikane Filadelfia dhe Njuark.

Videoja nga aeroporti ndërkombëtar i Filadelfisë tregoi pamjet e automjeteve të emergjencës rreth aeroplanit të kompanisë UPS.

Ndërkohë, CNN raportoi se një bombë e dyshuar e maskuar në një kuti të ngjyrës së printerit ishte gjetur në bordin e aeroplanit UPS, i cili fluturonte nga Çikago në Jemen.

Aeroplani ishte ndalur në Londër, por policia tha se nuk është gjetur eksploziv.
XS
SM
MD
LG