Ndërlidhjet

Shpërthim në Prishtinë



Policia e Kosovës njofton se nga një shpërthim në Prishtinë është dëmtuar një makinë, por nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se forcat e rendit kanë rrethuar zonën e incidentit dhe po hetojnë rastin.

Mësohet se makina e dëmtuar i takonte vajzës së Ilir Tolajt, mjek dhe zyrtar i lartë në shëndetësinë kosovare si dhe anëtar i LDK-së.

Agjencia e lajmeve AP raporton se incidenti është një element më shumë në klimën e tensionuar politike, pas dorëheqjes së presidentit dhe prishjes së koalicionit qeverisës.
XS
SM
MD
LG