Ndërlidhjet

SHBA-të të rrezikuara sërish nga terrorizmi



Presidenti amerikan Barak Obama tha se autoritetet kanë kanë zbuluar një “kërcënim të besueshëm terrorist” drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara. Deklarata erdhi pas zbulimit të dy pakove me lëndë shpërthyese që ishin postuar nga Jemeni drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Natën e shkuar dhe në orët e para të ditës së sotme specialistët e shërbimeve tona të zbulimit dhe të rendit, në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë, identifikuan dy paketa të dyshimta të nisura për në Shtetet e Bashkuara, në adresë të dy qendrave hebreje në Çikago”, tha Obama.

Një nga paketat është gjetur tek qendra e FedEx-it në Dubai, derisa tjetra në një aeroplan mallrash në një aeroport në veri të Londrës.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të nxisin shkatërrimin e degës së Al Kaidës në Jemen.

Këshilltari i sigurisë së Obamas, Xhon Brenan ka folur në telefon me presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh rreth kërëcnimeve serioze. Presidenti Saleh ka premtuar bashkëpunimin e plotë të Jemenit në hetimin e komplotit.

Brenan shtoi se dhe Arabia Saudite ka identifikuar kërcënime të reja nga Jemeni.

Në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe dhe në Lindjen e Mesme është rritur shkalla e sigurisë pas gjetjes së pakove me eksploziv.
XS
SM
MD
LG