Ndërlidhjet

logo-print

Tadiç: Të mos shantazhohet Serbia



“Do të ishte gabim katastrofik nëse dikush në BE do të shantazhonte Serbinë që të njohë Kosovën në shkëmbim të anëtarësimit në Union”, deklaroi presidenti serb Boris Tadiç.

Tadiçi në një intervistë për mediat rajonale theksoi se qëllimi i tij është zgjidhja përmes dialogut e konfliktit mes shqiptarëve e serbëve që ka zgjatur për një shekull e gjysmë. Ai shtoi se dialogu dueht të fillojë me çështje që mund të zgjidhen në mënyrë që të ndërtohet besimi mes palëve.

Presidenti serb theksoi se vendi i tij do të bëjë gjithçka për arrestimin e Ratko Mlladiçit. “Kjo nuk do të bëhet për Bashkimin Evropian apo për Gjykatën e Hagës, por për interesin e vetë serbëve dhe për hir të politikës rajonale të pajtimit”, tha Tadiç.

Ai pohoi se e ka për detyrë “ta mbyllë faqen e historisë së Mlladiçit”.
XS
SM
MD
LG