Ndërlidhjet

Karzai kërkon llogari nga NATO-ja e SHBA-të



Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka kërkuar shpjegime nga komanda e NATO-s në Afganistan për operacionet anti-drogë të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, pa lejen e qeverisë afgane.

Kërkesa vjen pas deklaratës së një zyrtari të lartë rus, i cili tha se Rusia dhe SHBA-të kanë shkatërruar katër laboratorë droge në operacionin e parë të përbashkët kundër narkotikëve në Afganistan.

Burimet ruse thanë se u shkatërrua më shumë se një ton heroinë e morfinë, që kapte vlerën prej 250 milionë dollarëve.

Rusia ka kritikuar shpesh si jo efikase politikat e NATO-s dhe të SHBA-ve kundër narkotikëve në Afganistan
XS
SM
MD
LG