Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden 130 të mbijetuar nga cunami



Mbi 130 persona që llogariteshin si të zhdukur nga cunami që goditi ditë më parë Indonezinë janë gjetur gjallë dhe me shëndet të mirë. Punonjësit e shpëtimit i kanë gjetur personat që llogariteshin si të zhdukur në spitale apo në kampe refugjatësh.

Kjo e ul numrin e personave të zhdukur nga cunami në 163. Ndërkaq numri i viktimave mbetet i pandryshuar, 413. Cunami ka zhvendosur nga vendbanimet e tyre mbi 13 mijë njerëz, derisa 50 mijë të tjerë janë zhvendosur nga vullkani.

Indonezia gjatë ditëve të fundit është goditur nga tërmeti, cunami e vullkani.
XS
SM
MD
LG