Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj familjes Tolaj



Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin me mjet shpërthyes në veturën e familjes së Ilir Tolajt, zyrtar i lartë i qeverisë, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Përmes një deklarate me shkrim, Qeveria kërkon nga organet kompetente që menjëherë të marrin masat e duhura për zbardhur sa më parë këtë rast, në mënyrë që aktorët e këtij sulmi të përgjigjen para drejtësisë.

Reagimi i Qeverisë pasoi një shpërthim që ndodhi të premten mbrëma në Prishtinë me çrast ishte dëmtuar makina e cila i takonte vajzës së Ilir Tolajt, mjek dhe zyrtar i lartë në shëndetësinë kosovare si dhe anëtar i LDK-së.

Agjencia e lajmeve AP raporton se incidenti është një element më shumë në klimën e tensionuar politike, pas dorëheqjes së presidentit dhe prishjes së koalicionit qeverisës.
XS
SM
MD
LG