Ndërlidhjet

Gjeneralët braktisin presidentin për shkak të shamisë



Drejtuesit më të lartë të ushtrisë turke braktisën ceremoninë me rastin e ditës së themelimit të Republikës së Turqisë të organizuar nga presidenti i vendit, pasi Zonja e Parë e Turqisë përdor veshje islamike.

E themeluar në vitin 1923 si republikë sekulare ushtria ka qenë mbrojtësja kryesore e sekularizmit.

Ushtria organizoi një aktivitet në të njëjtën kohë me atë të presidentit për t’i mundësuar gjeneralëve justifikimin për mospjesëmarrjen tek presidenti. Gjeneralët e ushtrisë turke e shohin shaminë e kokës si kërcënim ndaj shtetit sekular dhe kundërshtojnë lehtësimin e kushteve për përdorimin e shamisë në shkolla publike dhe në ndërtesa qeveritare.
XS
SM
MD
LG