Ndërlidhjet

Serbia arreston pesë të kërkuar në Mal të Zi



Bruno Vekariç, prokurori për krime lufte në Serbi, tha se pesë persona të dyshuar, që janë në kërkim në Mal të Zi janë arrestuar në vendin e tij. Të pestë do t'i dorëzohen autoriteteve malazeze, derisa pritet dhe arrestimi i një personi të gjashtë.

Vekariç tha se të arrestuarit dyshohen për krime të kryera në qytetin kroat të Dubrovnikut gjatë luftës së viteve të '90-ta.

Mali i Zi dhe Serbia luftuan së bashku kundër Kroacisë, e cila në vitin 1991 u shkëput nga Jugosllavia.
XS
SM
MD
LG