Ndërlidhjet

Obama apelon për dalje në zgjedhje


Presidenti amerikan Barak Obama ka ftuar mbështetësit e tij në Çikago që të dalin në zgjedhjet e 2 nëntorit.
Nëse të gjithë ata që dolën në zgjedhjet e vitit 2008 do të paraqiten në vendvotime, ne do të fitonim”, ka thënë Obama para 35 mijë vetave në Universitetin e Çikagos.
Obama ka pranuar vështirësitë në të cilat gjenden demokratët para zgjedhjeve për Kongres, sepse rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike dhe papunësia e lartë kanë ndryshuar disponimin e votuesve në favor të republikanëve opozitarë.
Amerikanët të martën do të zgjedhin 435 anëtarë të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, 36 nga 100 anëtarët e Senatit dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve federale.
Anketimet e fundit që i ka publikuar CNN thonë se 48 për qind e votuesve do të japin votën e tyre për republikanët, ndërsa 44 për qind për demokratët.
XS
SM
MD
LG