Ndërlidhjet

Arrestohet gruaja e dyshuar për pako - bombat


Në Jemen është arrestuar gruaja e dyshuar se ka dërguar dy pako – bomba të gjetura në aeroplanët në Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet franceze dhe britanike kanë ndaluar transportin ajror të mallrave që vijnë nga Jemeni pa përcjellje.
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë siguruar të dhënat përmes të cilave është identifikuar gruaja e dyshuar.
Një zyrtar i i forcave të sigurimit të Jemenit ka thënë se kjo grua është arrestuar.
XS
SM
MD
LG