Ndërlidhjet

Shqipërisë dhe Bosnjës vizat i hiqen më 15 dhjetor?


Nga mesi i dhjetorit qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës së Shengenit, ka raportuar gazeta sarajevase “Nezavisne Novine”.
Gazeta i referohet një zyrtari të lartë evropian dhe pohon se proceduar e liberalizimit të vizave për këto dy vende do të marrë fund deri më 14 dhjetor.
Zyrtari ka pohuar se BE-ja pret që këto dy vende të marrin të gjitha masat për të evituar valën eventuale të azilkërkuesve.
“Ne jemi të bindur se këto dy vende kanë ndërmarrë të gjitha masat që mos të ndodhë fluksi i azilkërkuesve dhe kjo na shton besimin se jemi në rrugë të duhur”, ka pohuar zyrtari evropian.
XS
SM
MD
LG