Ndërlidhjet

Marnhac: Ndal dhunës në familje...


Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka apeluar që të ndalet dhuna në familje, dhuna kundër grave ose çfarëdo lloji i dhunës i bazuar në diskriminimin gjinor. Në 10 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, EULEX-i ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e paqes.
“EULEX-i e merr me seriozitet përfshirjen gjinore dhe unë konsideroj se çdo pjesëtar i EULEX-it duhet të ketë parasysh aspektin gjinor sipas funksionit që ushtron”, ka thënë përmes një komunikate për media, Xavier de Marnhac.
Ai ka theksuar se rastet e dhunës në familje dhe krimet seksuale janë krime që duhet të ndiqen penalisht.
“Dua të rikujtoi se, gjykatësit e EULRX-it, në kuadër të mandatit të tyre ekzekutiv tashmë u kanë shqiptuar dënimet dy burrave për shkak të dhunës serioze në familje. Më lejoni t’ju siguroj se, për sa i përket EULRX-it, unë do të angazhohem për një politikë me zero tolerancë lidhur me ngacmimet seksuale dhe blerjen e shërbimeve seksuale. Njësoj, unë nduk do të toleroj asnjë lloj diskriminimi në baza gjinore”, ka thënë de Marnhac.
XS
SM
MD
LG