Ndërlidhjet

Dilma Jusuf - favorite në zgjedhjet presidenciale në Brazil


Rreth 136 milionë brazilianë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, votojnë për shefin e ri të shtetit, ndërsa favorit i madh konsiderohet Dilma Jusuf, të cilën presidenti aktual Luis Injasio Lula e ka rekomanduar për trashëgimtare.
Nëse fiton më shumë se 50 për qind të votave Dilma Jusuf 62 – vjeçare, të cilën zyrtarisht e ka kandiduar Partia Punëtore, do të bëhet gruaja e parë në krye të këtij vendi latinoamerikan.
XS
SM
MD
LG