Ndërlidhjet

logo-print

PDK: Mocioni - rrugëdalje nga kriza


Partia Demokratike e Kosovës e sheh mocionin si një nga rrugëdaljet nga kriza e krijuar institucionale, siç thuhet, pa vullnetin e saj.

Në një deklaratë politike të kësaj partie të lëshuar sot, thuhet se “PDK-ja nuk e konsideron mocionin si veprim kundër askujt, në këtë sens as kundër Qeverisë". Zyrtarët e kësaj partie nuk kanë saktësuar nëse do të votojnë pro mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë të martën, kur edhe pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

“Tashmë mocioni është një pikë e rendit të ditës. Sot po shprehim qëndrimin tonë, megjithatë në momentin oportun pas konsultave me të gjithë edhe njëherë ne do të japim qëndrimin tonë të prerë”, tha në një konferencë për gazetarë, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci.
XS
SM
MD
LG