Ndërlidhjet

Lirohet biznesmeni Azem Morina


Policia e Kosovës njoftoi se është liruar biznesmeni Azem Morina, i rrëmbyer një muaj më parë. Morina, që është pronar i firmës “Gllareva”, qe rrëmbyer nga persona të panjohur më 21 shtator në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet deri më tani Policia ka arritur të arrestojë gjashtë persona si të dyshuar të mundshëm.

“I rrëmbyeri Azem Morina është liruar dje në orët e vona të natës, në Rajonin e Prishtinës dhe gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar e mirë”, thuhet në komunikatën e Policisë, por duke mos dhënë detaje në lidhje me motivin e rrëmbimit dhe mënyrën e lirimit të Morinës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se është duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast duke paralajmëruar arrestime tjera.
XS
SM
MD
LG