Ndërlidhjet

Brenan: Pakot nga Jemeni "shumë të sofistikuara"


Një nga dy pakot me lëndë shpërthyese, që nga Jemeni ishte dërguar me postë në drejtim të Çikagos, për pak u kishte shpëtuar agjentëve britanikë, ndonëse me kohë kishin marrë sinjalin për dërgesën e rrezikshme.
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë të sigurisë sot kanë thënë se bombat ishin maskuar aq mirë, sa që ka mundur të ndodhë që një pako e nisur për SHBA, që janë zbuluar në Britani të Madhe, të kalonin kontrrollën.
Këshilltari për luftë kundër terrorizmit i presidentit amerikan Xhon Brenan ka deklaruar se pakoja ishte “shumë e sofistikuar”. Ai ka shtuar se është e logjikshme të supozohet se ka ende pako me lëndë shpërthyese që me postë janë dërguar në adresa të caktuara në SHBA.
XS
SM
MD
LG