Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Në operacionin kundër militantëve në kishë – 37 të vrarë


Së paku 37 vetë janë vrarë, pasi forcat e sigurisë së Irakut ndërhynë në një Kishë Katolike në pjesën qendrore të Bagdadit, për t’i liruar disa nga pengjet, që mbaheshin nga personat e armatosur.

Në mesin e të vrarëve janë 25 persona të zënë peng, shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Irakut dhe së paku pesë sulmues, ka njoftuar BBC-ja.

Personat e armatosur së pari e kishin sulmuar një qendër financiare, duke vrarë dy rojtarë, e pastaj shkuan në një kishë, ku i rrëmbyen afro 40 njerëz që ishin brenda, njoftoi Ministria e brendshme e Irakut.

Afro 100 vetë ishin brenda në kishë gjatë një meshe të mbrëmjes.

Raportohet se personat e armatosur kishin kërkuar lirimin e militantëve të burgosur të al-Kaidës.

Në Irak jetojnë afro 1.5 milionë të krishterë.
XS
SM
MD
LG