Ndërlidhjet

Brazil: Dilma Rousseff – femra e parë presidente


Kandidatja e partisë në pushtet në Brazil, Dilma Rousseff, ka fituar në zgjedhjet presidenciale, ka njoftuar Tribunali Suprem Zgjedhor.

Në këtë mënyrë, Dilma Rousseff do të bëhet femra e parë presidente e këtij vendi.

Ajo u zgjodh pas përfundimit të mandatit të presidentit të popullarizuar, Luiz Inacio Lula da Silva.

Dilma Rousseff asnjëherë nuk ka shërbyer si zyrtare e zgjedhur, por ishte shefe e kabinetit të zotit da Silva, ndërsa më parë edhe ministre e energjisë në qeverinë e tij.
XS
SM
MD
LG