Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev vizitoi Kurilet, Japonia e zemëruar


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka vizituar sot ujëdhesat Kurile, ndaj të cilave pretendon edhe Japonia.

Kjo është vizita e parë e një lideri rus në njërën nga ujëdhesat.

Vizita e zotit Medvedev në ishullin Kunashir u bë pak kohë para qëndrimit të tij në Japoni, ku do të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), në mesin e këtij muaji.

Kryeministri japonez, Naoto Kan, tha se vizita e Medvedevit ishte për “shumë keqardhje”.

Ministri i jashtëm japonez, Seiji Maehara, e ka ftuar ambasadorin rus në Japoni, Mikhail Bely, lidhur me këtë vizitë.

Ish Bashkimi Sovjetik i kishte okupuar katër ishuj kontestues në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe prej atëherë ka pasur mospjatime territoriale ndërmjet Moskës e Tokios. Këto mospajtime kanë ndikuar që të mos nënshkruhet marrëveshja formale e paqes.

Këtyre ishujve Japonia iu referohet si Territoret Veriore.
XS
SM
MD
LG