Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Ghazni përsëri nën kontroll të forcave qeveritare


Guvernatori i provincës Ghazni në Afganistan, Musa Khan Akbarzada, thotë se forcat qeveritare e kanë marrë përsëri kontrollin nga luftëtarët talibanë, gjatë natës së kaluar.

Ai u tha gazetarëve se kryengritësit mbrëmë vonë e kishin marrë administratën lokale në Khogyani, por forcat qeveritare, këtë mëngjes, e morën kontrollin.

Ai ka refuzuar të japë detaje të tjera.

Zyrtarët po zhvillojnë hetime lidhur me viktimat e mundshme në mesin e administratorëve lokalë dhe kontigjentit të vogël të policisë në këtë rreth.

Gjatë muajve të fundit, Ghazni ishte provinca më jostabile në Afganistan.

Zgjedhjet parlamentare të shtatorit, në këtë provincë, nuk u mbajtën për shkak të kërcënimeve nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG