Ndërlidhjet

Jemen: Autoritetet po kërkojnë më tepër të dyshuar


Autoritetet e sigurisë në Jemen, së pari e kanë arrestuar e pastaj liruar, një të dyshuar në rastin e pakove me eksploziv të postuara për në Shtetet e Bashkuara.

Femra, i identifikuar se studente 22 vjeçare, Hanan al-Samawi, ishte pyetur e pastaj liruar me kusht, që ajo të paraqitej përsëri për pyetje të mëtejshme.

Nëna e saj 45 vjeçare, poashtu ishte arrestuar, e më vonë liruar.

Zyrtarët e Jemenit tash thonë se po kërkojnë më tepër të dyshuar, që mendohet se kanë përdorë dokumente dhe kartela identiteti të falsifikuara.

Dy pakot e postuara nga Jemeni ishin ndalur të premten në Britani dhe Dubai.
XS
SM
MD
LG