Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nunri i të vrarëve nga operacioni në kishë arriti në 39


Zyrtarët e Irakut thonë se së paku 39 vetë janë vrarë, kur forcat e sigurisë ndërhynë në një kishë në Bagdad, ku militantët i mbanin peng pjesëmarrësit e një meshe për katër orë.

Nuk ishte e qartë nëse të rrëmbyerit u vranë në duart e militantëve ose gjatë operacionit të shpëtimit, të shtunën vonë.

Militantët së pari e kishin sulmuar bursën irakiane, e pastaj kishin hyrë në Kishën Katolike në Bagdad, ku i zunë peng afro 120 besimtarë të krishterë.

Ministri i mbrojtjes së Irakut, Abdul Qader al-Obeidi, u tha gazetarëve se nuk ka dyshim se sulmi ishte ndërmarrë nga al-Kaida.

Një mesazh në një faqe të militanëtve në Internet, të dielën vonë, që supozohet se ishte i grupit Shteti Islamik i Irakut, që është i ndërlidhur me al-Kaidën, duket se e merr përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG