Ndërlidhjet

Gjeorgji: Zyrtari i lartë irakian e viziton aleatin amerikan


Ministria e jashtme e Gjeorgjisë ka njoftuar sot se ministri i jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki, këtë javë do ta vizitoj Tbilisin.

Zëvendës ministrja e jashtme e Gjeorgjisë, Nino Kalandadze, u tha gazetarëve se gjatë kësaj vizite, të mërkurën dhe të enjten, zoti Mottaki do të takohet me presidentin, Mikheil Saakashvili, dhe ministrin e jashtëm, Grigol Vashadze. Me këtë rast do të nënshkruhet edhe marrëveshja për regjimin e udhëtimit pa viza ndërmjet dy vendeve.

Mottaki, poashtu, do ta inauguroj konsullatën e Iranit në pushimoren Butumi në Detin e Zi të Gjeorgjisë, që është bërë destinacion i shpeshtë i turistëve iranianë.

Zëvendës ministrja Kalandadze i ka hedhur poshtë pohimet se kjo vizit do të shkaktonte shqetësim në Uashington.

Irani, gjatë viteve të fundit, ka synuar rritjen e lidhjeve me Gjeorgjinë fqinje, që është aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG