Ndërlidhjet

logo-print

Zveçan: Koktej molotovi në furrën e shqiptarit


Policia e Kosovës ka njoftuar se një shishe qelqi e mbushur me përzierje ndezëse (koktej molotovi) është hedhur në oborrin e një furre të bukës, pronë e një shqiptari.

Raportohet se rasti ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm, ndërsa në vend ngjarje kanë dalur hetuesit policorë.

Nuk ka raporte për të lënduar, ndërsa, “dëmet materiale të shkaktuara me këtë akt kriminal konsiderohen të vogla”.

Mëtutje në njoftimin e policisë, ky rast, që fillimisht ishte regjistruar si i nxitur etnikisht, është kualifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Policia thotë se po zhvillon hetime.
XS
SM
MD
LG