Ndërlidhjet

Turqi: Rebelët kurdë nuk e marrin përgjegjësinë për sulmin


Rebelët kurdë kanë mohuar të kenë dorë në sulmin e së dielës në Stamboll, në të cilin u lënduan 32 persona. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit tha se do të vazhdojë armëpushimin deri në zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë, që priten të mbahen verën e ardhshme. Lajmi u bë publik permes agjencisë së lajmeve Firat, e cila është e afërt me PPK-në.

Armëpushimi njëmujor përfundoi të dielën. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në sheshin Taksim të Satmbollit, por autoritetet turke e shohin PPK-në si të dyshuar të mundshëm. Gjysma e të lënduarve ishin zyrtarë policorë.

Rebelët kurdë, militantët islamikë dhe esktremistët e majtë kanë qenë autorë të disa sulmeve në Stamboll.
XS
SM
MD
LG