Ndërlidhjet

logo-print

Rumani: Bie aeroplani, vdesin pilotët



Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se një aeroplan luftarak është rrëzuar sot gjatë stërvitjes, duke shkaktuar vdekjen edy pilotëve.

Ministria tha se pilotët kanë vdekur në vend kur aeroplani MiG-21 Lancer u rrëzua afër qytetit Kampia Turzi në Transilvani.

Rumania u bë anëtare e NATO-s në vitin 2004, por ende operon me flotën e aeroplanëve të vjetëruar MiG-21, të cilat duhet të hiqen nga përdorimi deri në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG