Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i tre alpinistëve amerikanë në Iran



Nga Teherani raportohet se është shtyrë gjykimi i tre alpinistëve amerikanë, të cilët akuzohen për spiunazh.

Fillimisht gjykimi ishte caktuar për 6 nëntor, por kryeprokurori i Teheranit tha sot se gjykimi është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak se Sara Shurd, njëra nga të akuzuarit është liruar dhe duhet të thirret.

Shurd u lirua me dorëzani në 14 shtator pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Omani. Dy alpinistët tjerë, Xhosh Fatal dhe Shejn Bauer ndodhen në paraburgim.

Që të tre thonë se janë të pafajshëm, dhe se pa qëllim e kanë kaluar kufirin nga Iraku kur u arestuan në 31 korrik, 2009.
XS
SM
MD
LG