Ndërlidhjet

PDK do mbështesë mocionin e votëbesimit



Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë të gatshëm të mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të propozuar nga partia opozitare Aleanca Kosova e Re.


Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ramë Buja deklaroi sot se nëse mocioni nuk do t’i sigurojë votat e mjaftueshme, për mocionin do të votojnë edhe deputetët e PDK-së.

Ai ka thënë se mbështetja e mocionit do të ndihmojë daljen e Kosovës nga kriza e tashme institucionale.

XS
SM
MD
LG