Ndërlidhjet

Britania nuk pranon ngarkesa ajrore nga Jemeni, Somalia



Sekretarja e Brendshme e Britanisë tha se Mbretëria e Bashkuara do t'i pezullojë të gjitha ngarkesat e pashoqëruara nga Somalia dhe Jemeni.

Sekretarja Teresa Mej gjithashtu e shpalli rishikimin e "të gjitha aspekteve të sigurisë ajrore".

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se për pak e shpangën një komplot me bomba postare nga Jemeni në Çikago, e cila u cilësua se përpjekje e mundshme për t'i hedhur në erë aeroplanët.

Po sot, kryeministri Dejvid Kameron tha se Britania është e përkushtuar të çrrënjosë "kancerin terrorist" në gadishullin Arabik, dhe premtoi t'u ndihmojë aleatëve arabë për t'iu përgjigjur kërcënimit.
XS
SM
MD
LG