Ndërlidhjet

Pas pesë vitesh Uds bie nga vendi i parë



Pas më shumë se pesë vitesh si numri një në botë lojtari i golfit, Tajgër Uds, nuk e mban më kryesimin. Zyrtarisht është njoftuar se Uds renditet tashmë në vendin dytë pas anglezit, Li Uestud.

Uds e ka mbajtur pozitën e vendit të parë në botë për 281 javë. Ai ka fituar 14 kampionate madhore, por nuk ka arritur të dalë fitues në asnjë garë gjatë vitit 2010. Kriza e Uds si sportist vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e tij familjare. Uds u nda nga bashkëshortja pasi u bë publik fakti se ai kishte një lidhje jashtëmartesore.
XS
SM
MD
LG