Ndërlidhjet

Parisi e Londra me projekte të përbashkëta bërthamore



Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi takohen sot në Londër, ku do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja përfshin dhe projektet e përbashkëta të prodhimit dhe të provave të mbushjeve të reja bërthamore. Sarkozi tha se një qendër provash do të ngrihet në Francë dhe një qendër kërkimore do të ngrihet në Britani.

Bashkëpunimi në këtë shkallë mes dy vendeve është i paprecedent. Britania dhe Franca janë vende anëtare të BE-së, të NATO-s dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG