Ndërlidhjet

Kuvendi sot voton mocionin



Kuvendi i Kosovës sot dë të shqyrtojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Mocioni është paraqitur në fund të javës së shkuar nga partia opozitare AKR, e drejtuar nga Behxhet Pacolli.

Nëse mocioni merr shumicën e nevojshme të votave në seancën e sotme kjo do të shënonte rënjen e qeverisë dhe do të çonte në shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Republikës, pas këshillimeve me partitë politike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 13 shkurt.

Votimi i sotëm mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të thotë se votimet duhet të mbahen përpara fundit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG