Ndërlidhjet

Amerikanët votojnë



Amerikanët sot shkojnë në votime për të zgjedhur 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 anëtarë të Senatit. Anketat e opinionit tregojnë se demokratët do të humbasin shumicën aktuale në Dhomën e Përfaqësuesve, por do të ruajnë një avantazh të lehtë në Senat. Megjithatë pritet që republikanët të fitojnë më shumë vende në Senat nga ato që mbajnë aktualisht.

Marrja e kontrollit edhe vetëm në një nga dhomat e Kongresit i jep republikanëve mundësinë që të bllokojnë apo të vonojnë miratimin e ligjeve të mbështetuara nga presidenti Obama apo demokratët.

Në 37 shtete sot votohet dhe për postin e guvernatorit.
XS
SM
MD
LG