Ndërlidhjet

Qeveria në votëbesim


Nga seanca konstituive Kuvendit të Kosovës, 4 janar 2008
Nga seanca konstituive Kuvendit të Kosovës, 4 janar 2008
Në Kuvendin e Kosovës sot hidhet në votim mocioni i votëbesimit për Qeverinë aktuale.

Subjektet parlamentare nuk kanë saktësuar se si do të votojnë, përveç 40 deputetëve që tashmë kanë nënshkruar mocionin.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, sqaron procedurat nëse votohet pro mocionit:
Në rast të votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, krijohet një situatë juridiko-kushtetuese, në të cilën ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës mund të shpërndajë Parlamentin...

“Në rast të votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, krijohet një situatë juridiko-kushtetuese, në të cilën ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës mund të shpërndajë Parlamentin dhe mbi këtë bazë të caktojë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 30 - 40 ditësh”.

Nëse deputetët vendosin të refuzojnë mocionin në fjalë, sipas Bajramit, Qeveria aktuale do të vazhdojë punën.

“Në rast se ndodh e kundërta, Qeveria ngel në detyrë dhe nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme. Atëherë, situata duhet të menaxhohet deri më 13 shkurt, kur edhe janë deklaruar zgjedhjet e parakohshme”, thotë Bajrami.

Por, analistët politikë shprehin dyshime nëse janë zbatuar të gjitha rregullat kushtetuese-ligjore për ngritje të mocionit. Ramush Tahiri shpjegon më shumë:

“Mocioni i votëbesimit është i sigurt se do të ndodhë, por nuk është e sigurt se si do të shkojë votimi. Duhet të shihen procedurat, se a është në rregull ky mocion, si dhe efektet që do të prodhohen prej tij”.

“Unë mendoj se është bërë shkelje e Kushtetutës dhe ligjit, sepse Qeveria faktikisht është në dorëheqje, se presidenti në detyrë i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më datën 13 shkurt”,
thekson Tahiri.

Neni 100, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ndërsa, konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kur mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme, thuhet në Kushtetutën Kosovës.

Tahiri shpreh drojën se në rast të shpërbërjes së Kuvendit dhe dorëheqjes së Qeverisë, vendi mund të shkojë drejt një anarkie.
Duket se nga inatet partiake dhe lideriste, vendi po shkon drejt një anarkie, mosbesimi dhe mosmenaxhimi të situatës...

“Ne po hyjmë në një krizë pa pasur nevojë, sepse deri tash i kemi pasur proceset e kontrolluara, i kemi dekretuar zgjedhjet dhe jemi përgatitur për të hyrë në zgjedhje”.

“Duket se nga inatet partiake dhe lideriste, vendi po shkon drejt një anarkie, mosbesimi dhe mosmenaxhimi të situatës deri në zgjedhje. Ekziston rreziku që edhe pas zgjedhjeve të mos pranohen rezultatet e tyre”,
shprehet Tahiri.

Miratimi i mocionit kërkon votat e 61 deputetëve. Rrjedhimisht, Qeveria do të konsiderohej në dorëheqje, kurse Kuvendi do të shpërndahej.

* * *

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë shprehin mendime të ndryshme nëse duhet votuar mocioni i votëbesimit të Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG