Ndërlidhjet

Amerikanët votojnë


Amerikanët votojnë...
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00
Në Shtetet e Bashkuara janë hapur vendovitmet për zgjedhjet në Kongres. Këto zgjedhje njihen si zgjedhje të “mesit të mandatit”, pasi ato mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit amerikan.

Amerikanët sot do të zgjedhin 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 anëtarët e Senatit.

Anketat e opinionit tregojnë se demokratët do të humbasin shumicën aktuale në Dhomën e Përfaqësuesve, por do të ruajnë një avantazh të lehtë në Senat.

Megjithatë, pritet që republikanët të fitojnë më shumë vende në Senat nga ato që mbajnë aktualisht.

Marrja e kontrollit edhe vetëm në një nga dhomat e Kongresit u jep republikanëve mundësinë që të bllokojnë apo të vonojnë miratimin e ligjeve të mbështetuara nga presidenti Obama apo demokratët.

Edhe Zonja e Parë, Mishel Obama, është përfshirë në fushatën zgjedhore. Dje, ajo ka marrë pjesë në tubime parazgjedhore në Nevada, në mbështetje të Heri Ridit, kryesuesit aktual të shumicës në Senat.

"Këto zgjedhje kanë të bëjnë me mundësitë që do të kemi në duar për të vepruar në muajt dhe vitet në vazhdim. Bashkëshorti im nuk mund t'i bëjë punët i vetëm. Ai ka nevojë për udhëheqës si Heri Rid që ta ndihmojnë. Dhe, kemi nevojë për ju të gjithë që kjo të ndodhë", tha Mishel Obama në Las Vegas, Nevada.

Ajo shtoi se këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me të majtën apo të djathtën, por në lojë është "e nesërmja përballë të djeshmes".

Në 37 shtete, përfshirë Kaliforninë, Floridën, Nju Jorkun, Ohajon, Pensilvaninë dhe Teksasin, sot votohet edhe për postin e guvernatorit.

Lexoni edhe këtë: Demokratët drejt humbjes!
XS
SM
MD
LG