Ndërlidhjet

Prishtinë: Kuvendi debaton Ligjin e punës


Megjithëse ishte paraparë që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të diskutohet vetëm mocioni i votëbesimit për Qeverinë e Kosovës, ligjvënësit aktualisht janë duke e diskutuar Ligjin e punës, miratimin e të cilit e kanë kërkuar sindikalistët.

Këta të fundit madje janë kërcënuar me mospjesëmarrje në zgjedhje, nëse projektligji, i cili në parim është miratuar kohë më parë, nuk merret parasysh.

Pas diskutimeve mbi Ligjin e punës, ligjëvënësit pritet të votojnë për mocionin e votëbesimit për Qeverinë e Kosovës.

Ky mocion është inicuar nga Aleanca Kosova e Re dhe ai tashmë ka siguruar edhe mbështetjen e partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike.
XS
SM
MD
LG