Ndërlidhjet

Greqi: Shpërthime para ambasadave dhe parlamentit


Autoritetet e Greqisë thonë se ka pasur eksplodime afër Ambasadave të Zvicrës dhe Bullgarisë dhe jashtë ndërtesës së Parlamentit në Athinë.

Zyrtarë të Ambasadës së Zvicrës thanë se eksplodimi ka ndodhur pasi një individ me motoçikletë e kishte hedhur një mjet shpërthyes në kopshtin e Ambasadës.

Nuk ka pasur raporte për të lënduar.

Ekspertët për bomba, pothuajse në të njejtën kohë, e kanë detonuar pajisjen e gjetur në Ambasadën e Bullgarisë dhe një tjetër jashtë Parlamentit grek.

Policia greke dje ka arrestuar dy persona të dyshuar, që e bartnin një bombë të adresuar për presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi. Më herët në një kompani të postës kishte shpërthyer një pako, duke e lënduar një punëtore.

Të arrestuarit ishin pjesëtarë të dyshuar të një grupi të së majtës ekstreme.
XS
SM
MD
LG